Informacion

Në zbatim të Aktit Nr.124/1 Prot., datë 23.04.2018, të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, për “Ngritjen e komisionit të nxierrjes jashtë përdorimit të aktiveve materiale” Inspektorati Shtetëror i Arsimit (ISHA), Tiranë ka vlerësuar për nxjerrje nga përdorimi dhe/ose asgjesimit përfunditar të një grupi aktivesh, sipas listës bashkëlidhur.

Për të realizuar këtë proçedurë ISHA kërkon nga subjekte të cilat janë të pajisura me leje mjedisi për të grumbulluar dhe trajtuar mbetje elektrike dhe elektronike të ofrojnë vlerësimin e materialeve të paraqitura në listën bashkëngjitur të vlerësimit për aktivet, të cilat janë konsumuar dhe amortizuar pothuajse totalisht.________Lexo më shumë___


Rreth Nesh

Inspektorati Shtetëror i Arsimit (ISHA) u krijua me VKM Nr. 352 , datë 3.4.2013, si institucion qendror, buxhetor, në varësi të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.

Krijimi i ISHA-s është vijimësi e funksionimit të Inspektoratit Kombëtar për Arsimit Parauniversitar (IKAP) i krijuar në prill të vitit 2010.

Misioni dhe funksionet e ISHA-s bartin të njëjtin mision dhe funksione të IKAP-it, por me ndryshimin e vetëm, përfshirjen në të dhe të inspektimit të aspekteve ligjore të institucioneve të arsimit të lartë (IAL).

 

Misioni dhe funksionet e ISHA-s janë:

 

1.ISHA ka për mision përmirësimin e cilësisë së shërbimit arsimor në arsimin parauniversitar, si dhe inspektimin e zbatimit të kërkesave ligjore në arsimin parauniversitar dhe të lartë.

 

2. ISHA kryen këto funksione kryesore:

a) Planifikon dhe bashkërendon veprimtarinë e inspektimit në arsim;

b) Siguron unifikimin e praktikave të inspektimit, në shkallë vendi;

c) Jep mbështetje teknike dhe administrative për veprimtarinë e inspektimit;

ç) Harton programin dhe raportin vjetor të inspektimit;

d) Informon publikun për veprimtarinë e inspektimit dhe vendimet e marra;

dh) Kryen drejtpërdrejtë inspektime.

 

3. ISHA është përgjegjëse për:

a) Inspektimin e zbatimit të kërkesave ligjore në fushën e arsimit parauniversitar dhe arsimit të lartë;

b) Monitorimin, vlerësimin, këshillimin dhe nxjerrjen e përfundimeve për zhvillimin e arsimit parauniversitar;

c) Verifikimin e pajtueshmërisë së veprimtarisë së institucioneve të arsimit parauniversitar dhe atij të lartë me aktet ligjore e nënligjore në fuqi dhe udhëzimet e ministrit të Arsimit dhe Shkencës;

ç) Monitorimin e problemeve që paraqiten në shkollë me tekstet shkollore;

d) Monitorimin e zbatimit të dispozitave normative të shkollës, kodit të etikës së mësuesit, punës së bordit të shkollës dhe të organeve demokratike të saj;

dh) Inspektimin e zbatimit të rregulloreve të maturës shtetërore dhe provimeve të lirimit;

d) Menaxhimin e burimeve njerëzore, çështjeve ligjore, teknologjinë e informacionit, mirëmbajtjen e shërbimet e tjera mbështetëse;

ё) Përgatitjen dhe zbatimin e buxhetit, mbajtjen e kontabilitetit dhe kryerjen e auditimit të brendshëm.

ISHA

Kryeinspektori

Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit,  Z. Bashkim MUÇA.

        CV

Na kontaktoni

Ju mund të kontaktoni me Inspektoratin Shtetëror të Arsimit nëpërmjet:

Phone (+355) 044 504 720
email This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web www.isha.gov.al