Në mbështetje të ligjit nr. 10 433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, në përmbushje të misionit, për përmirësimin e cilësisë së shërbimit arsimor...
______________Lexo më shumë___
Informacion
Në zbatim të Aktit Nr.124/1 Prot., datë 23.04.2018, të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, për “Ngritjen e komisionit të nxierrjes jashtë përdorimit të aktiveve materiale” Inspektorati Shtetëror i Arsimit (ISHA), Tiranë ka vlerësuar për nxjerrje nga përdorimi dhe/ose asgjesimit përfunditar të një grupi aktivesh, sipas listës bashkëlidhur.
Për të realizuar këtë proçedurë ISHA kërkon nga subjekte të cilat janë të pajisura me leje mjedisi për të grumbulluar dhe trajtuar mbetje elektrike dhe elektronike të ofrojnë vlerësimin e materialeve të paraqitura në listën bashkëngjitur të vlerësimit për aktivet, të cilat janë konsumuar dhe amortizuar pothuajse totalisht.________Lexo më shumë___
Inspektorati Shtetëror i Arsimit(ISHA) gjatë viti 2017 ka realizuar 9 inspektime të plota (2 kopshte, 3 shkolla të arsimit bazë dhe 4 gjimnaze).
Inspektorati Shtetëror i Arsimit(ISHA) gjatë vitit 2017 ka realizuar 38 inspektime tematike për:
-vlerësimin e shkollës për cilësinë e ofruar në vlerësimin e arritjeve të nxënësve për kurrikulën me kompetenca;
-vlerësimin e shkollës për cilësinë e ofruar në hartimin dhe zbatimin e planit vjetor të shkollës;
Inspektorati Shtetëror i Arsimit (ISHA) gjatë vitit 2017 ka realizuar 58 inspektime të orientuara për:
-zbatimin e standarteve të miratuara nga MAS-i në shkollat qendër komunitare;
-zbatimin e VKM-së nr. 473, datë 01.06.2017 të Këshillit të Ministrave, nga institucionet në varësi të MAS-it;
Inspektorati Shtetëror i Arsimit(ISHA) gjatë vitit 2017 ka kryer rreth 265 monitorime lidhur me:
Rreth Nesh
Inspektorati Shtetëror i Arsimit (ISHA) u krijua me VKM Nr. 352 , datë 3.4.2013, si institucion qendror, buxhetor, në varësi të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.
Krijimi i ISHA-s është vijimësi e funksionimit të Inspektoratit Kombëtar për Arsimit Parauniversitar (IKAP) i krijuar në prill të vitit 2010.
Misioni dhe funksionet e ISHA-s bartin të njëjtin mision dhe funksione të IKAP-it, por me ndryshimin e vetëm, përfshirjen në të dhe të inspektimit të aspekteve ligjore të institucioneve të arsimit të lartë (IAL).
Misioni dhe funksionet e ISHA-s janë:
1.ISHA ka për mision përmirësimin e cilësisë së shërbimit arsimor në arsimin parauniversitar, si dhe inspektimin e zbatimit të kërkesave ligjore në arsimin parauniversitar dhe të lartë.
2. ISHA kryen këto funksione kryesore:
a) Planifikon dhe bashkërendon veprimtarinë e inspektimit në arsim;
b) Siguron unifikimin e praktikave të inspektimit, në shkallë vendi;
c) Jep mbështetje teknike dhe administrative për veprimtarinë e inspektimit;
ç) Harton programin dhe raportin vjetor të inspektimit;
d) Informon publikun për veprimtarinë e inspektimit dhe vendimet e marra;
dh) Kryen drejtpërdrejtë inspektime.
3. ISHA është përgjegjëse për:
a) Inspektimin e zbatimit të kërkesave ligjore në fushën e arsimit parauniversitar dhe arsimit të lartë;
b) Monitorimin, vlerësimin, këshillimin dhe nxjerrjen e përfundimeve për zhvillimin e arsimit parauniversitar;
c) Verifikimin e pajtueshmërisë së veprimtarisë së institucioneve të arsimit parauniversitar dhe atij të lartë me aktet ligjore e nënligjore në fuqi dhe udhëzimet e ministrit të Arsimit dhe Shkencës;
ç) Monitorimin e problemeve që paraqiten në shkollë me tekstet shkollore;
d) Monitorimin e zbatimit të dispozitave normative të shkollës, kodit të etikës së mësuesit, punës së bordit të shkollës dhe të organeve demokratike të saj;
dh) Inspektimin e zbatimit të rregulloreve të maturës shtetërore dhe provimeve të lirimit;
d) Menaxhimin e burimeve njerëzore, çështjeve ligjore, teknologjinë e informacionit, mirëmbajtjen e shërbimet e tjera mbështetëse;
ё) Përgatitjen dhe zbatimin e buxhetit, mbajtjen e kontabilitetit dhe kryerjen e auditimit të brendshëm.