Plani Vjetor ISHA, 2019
Në mbështetje të ligjit nr. 10 4333, datë 16.06.2011 "Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë", në përmbushje të misionit, për përmirësimin e cilësisë...
________________Lexo më shumë____
Raporti Vjetor ISHA, 2018
Inspektorati Shtetëror i Arsimit ka zhvilluar veprimtarinë e tij përgjatë vitit 2018, duke zbatuar planin vjetor 2018, të mbështetur në prioritetet e MAS-it.
________________Lexo më shumë____
Njoftim për transferim materialesh pa pagesë!
Në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit janë në gjendje pune aktive (pajisje), të cilat nuk janë të nevojshme për veprimtarinë e institucionit tonë,por kanë mundësi përdorimi të mëtejshëm në njësi të tjera të qeverisjes së përgjithshme. Këto pajisje kanë plotësuar afatin e përdorimit, janë në gjendje pune por janë jashtë parametrave minimalë të 5 viteve të fundit të përcaktuar nga AKSHI.
Mbështetur në Ligjin Nr. 10296 datë 08.07.2010 “Per Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, Udhëzimin e Ministrisë së Financave Nr. 30 datë 27.12.2011 ”Për Menaxhimin e Aktiveve në Njësitë e Sektorit Publik” ju ofrojmë për transferim pa pagesë pajisje sipas listave bashkelidhur, kundrejt procedurave administrative përkatese me institucionet Tuaja.____Lexo më shumë_
Informacion
Në zbatim të Aktit Nr.124/1 Prot., datë 23.04.2018, të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, për “Ngritjen e komisionit të nxierrjes jashtë përdorimit të aktiveve materiale” Inspektorati Shtetëror i Arsimit (ISHA), Tiranë ka vlerësuar për nxjerrje nga përdorimi dhe/ose asgjesimit përfunditar të një grupi aktivesh, sipas listës bashkëlidhur.
Për të realizuar këtë proçedurë ISHA kërkon nga subjekte të cilat janë të pajisura me leje mjedisi për të grumbulluar dhe trajtuar mbetje elektrike dhe elektronike të ofrojnë vlerësimin e materialeve të paraqitura në listën bashkëngjitur të vlerësimit për aktivet, të cilat janë konsumuar dhe amortizuar pothuajse totalisht.________Lexo më shumë___
Inspektorati Shtetëror i Arsimit(ISHA) gjatë viti 2017 ka realizuar 9 inspektime të plota (2 kopshte, 3 shkolla të arsimit bazë dhe 4 gjimnaze).
Inspektorati Shtetëror i Arsimit(ISHA) gjatë vitit 2017 ka realizuar 38 inspektime tematike për:
-vlerësimin e shkollës për cilësinë e ofruar në vlerësimin e arritjeve të nxënësve për kurrikulën me kompetenca;
-vlerësimin e shkollës për cilësinë e ofruar në hartimin dhe zbatimin e planit vjetor të shkollës;
Inspektorati Shtetëror i Arsimit (ISHA) gjatë vitit 2017 ka realizuar 58 inspektime të orientuara për:
-zbatimin e standarteve të miratuara nga MAS-i në shkollat qendër komunitare;
-zbatimin e VKM-së nr. 473, datë 01.06.2017 të Këshillit të Ministrave, nga institucionet në varësi të MAS-it;
Inspektorati Shtetëror i Arsimit(ISHA) gjatë vitit 2017 ka kryer rreth 265 monitorime lidhur me:
Veprimtaria e ISHA-s për muajin Janar 2019
Gjatë muajit Janar 2019, ISHA ka realizuar:
-inspektime tematike në 5 shkolla 9-vjeçare në DAR-in Tiranë me qëllim vlerësimin e cilësisë së ofruar fushën: “Vlerësimin e arritjeve të nxënësve”;
-9 inspektime të orientuara në 9 institucione arsimore private në DAR-in Fier dhe ZA-në Lushnjë për zbatimin e kritereve ligjore;
-shqyrtimin e ankesave të ardhura nga mësues, prindër dhe nxënës, për institucionet e arsimit parauniversitar.
[1] Drejtoria e Inspektimit të Cilësisë dhe Kurrikulës
[2] Drejtoria e Inspektimit të Ligjshmërisë
Foto:
- Nga monitorimi i Maturës Shtetërore 2016, në disa nga gjimnazet e Tiranës
Të Fundit
-
Veprimtaria e ISHA-s për muajin Shkurt-2019
Gjatë muajt Shkurt 2019, ISHA ka realizuar:
-6 inspektime tematike (5 shkolla dhe 1 kopsht) në DAR-in Lezhë dhe DAR-in Durrës, me qëllim vlerësimin e cilësisë së ofruar në menaxhimin e shkollës/kopshtit, vlerësimin e arritjeve të nxënësve dhe mospërdorimin e celularit gjatë procesit mësimor;
-24 inspektime të orientuara në 24 institucione arsimore private në DAR-et Durrës, Fier, e Tiranë, si dhe në ZA-të Kavajë e Kurbin, për zbatimin e kritereve ligjore;
-shqyrtimin e ankesave të ardhura nga mësues, prindër dhe nxënës, për institucionet e arsimit parauniversitar.
Lexo më shumë... -
Veprimtaria e ISHA-s për muajin Janar 2019
Gjatë muajit Janar 2019, ISHA ka realizuar:
-inspektime tematike në 5 shkolla 9-vjeçare në DAR-in Tiranë me qëllim vlerësimin e cilësisë së ofruar fushën: “Vlerësimin e arritjeve të nxënësve”;
-9 inspektime të orientuara në 9 institucione arsimore private në DAR-in Fier dhe ZA-në Lushnjë për zbatimin e kritereve ligjore;
-shqyrtimin e ankesave të ardhura nga mësues, prindër dhe nxënës, për institucionet e arsimit parauniversitar.
Lexo më shumë... -
.
Komisioni i Shqyrtimit të Ankimeve
Komisioni i shqyrtimit të ankimeve në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit përbëhet nga:
Lexo më shumë...