Plani vjetor për vitin 2016


Në mbështetje të ligjit nr. 10 433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, në përmbushje të misionit, për përmirësimin e cilësisë së shërbimit arsimor...

______________Lexo më shumë___

Webmail

___________________________


Inspektime Tematike

1. Inspektim tematik për vlerësimin e zbatimit të Dispozitave Normative kreu XV dhe Udhëzimit Nr. 38, datë 07.10.2014 “Për kriteret e mësuesit ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuar në institucionet publike të arsimit parauniversitar”.

Në muajin janar 2015 u zhvilluan inspektime tematike në të gjitha DAR/ZA-të e vendit, nga ku rezultoi se:

Në 30% të DAR/ZA-ve, komisioni për vlerësimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk është ngritur plotësisht në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenin 93, të Dispozitave Normative, 2013.

DAR-i Korçë dhe ZA-ja Kavajë nuk e kanë ngritur komisionin për vlerësimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar. Të gjitha DAR/ZA-të disponojnë statistikat për fëmijët me AK. Janë vlerësuar me AK 2879 fëmijë në të gjitha DAR/ZA-të. Në DAR-in Vlorë dhe ZA-në Kamzë, në rastet kur nuk është rënë dakord me prindërit për një vlerësim më të specializuar, fëmijët janë konsideruar me nevoja të veçanta.

Mosfunksionimi si duhet i komisioneve të vlerësimit për fëmijët me AK në DAR/ZA, ka sjellë si rezultat mospërcaktimin e nevojave për mësues ndihmës. Në DAR/ZA-të e tjera, mbështetur në informacionin e specialistëve të njësive vendore rajonale, ekziston i njëjti shqetësim, por në statistikat e tyre, këta fëmijë nuk janë përfshirë. Numri real i nxënësve me nevoja të veçanta është më i madh se ai i deklaruar në statistikat e DAR/ZA-ve.

Kriteret në përzgjedhjen e mësuesve ndihmës në të gjitha rastet janë në përputhje të kërkesave të nenit 57/2, të ligjit nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë".

Në sistemin arsimor parauniversitar 14 mësues ndihmës mbështeten financiarisht nga DAR/ZA-të, si dhe 11 mësues ndihmës mbështeten financiarisht nga OJF-të dhe komuniteti i prindërve.

 

2. Inspektimi tematik i institucioneve parashkollore private me qëllim vlerësimin e zbatimit të kritereve të ligjshmërisë në përputhje me aktet ligjore.

Gjatë periudhës 16-21.03.2015 ISHA inspektoi dhe monitoroi 96 institucioneve arsimore parashkollore private, në 11–të njësitë bashkiake të qytetit Tiranë, në lidhje me vlerësimin e zbatimit të kritereve të ligjshmërisë në veprimtarinë e tyre në përputhje me aktet ligjore.

Nga inspektimet e zhvilluara, rezultoi se:

-           77 kopshte ofrojnë shërbimin arsimor të edukimit parashkollor pa leje të funksionimit në të gjithë territorin e Bashkisë Tiranë.

-           Vetëm 20% (19) e kopshteve të inspektuara janë të licencuara.

-           48 kopshte janë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

-           27% e kopshteve krahas shërbimit arsimor parashkollor ofrojnë edhe shërbimin e çerdhes.

-           Numri i fëmijëve që frekuentojnë këto institucione parashkollore private është 2263, në grupe të përziera.

-      Numri i mësuesve pranë këtyre kopshteve është 176 nga të cilët 35% me arsimin e lartë përkatës (20 mësues me diplomë Parashkollori dhe 41 mësues me diplomë Cikli i Ulët), 35% me arsimin e lartë jashtë profilit (63 mësues të degëve të ndryshme) dhe 30% me arsim të mesëm (20 mësues kanë mbaruar shkollën pedagogjike dhe 32 mësues kanë mbaruar gjimnazin). Vetëm në 17 kopshte u gjetën programet mësimore për grupmoshat 3-4, 4-5, 5-6, standardet e arritjes dhe ato të përmbajtjes për planifikimin e zbatimin e kurrikulës së parashkollorit. Në rastin më të mirë punohet me një program për të gjitha moshat.

-         Pjesa më e madhe e kopshteve të monitoruara nuk kanë kushte të përshtatshme që mundëson sigurinë e jetës, shëndetin dhe ushqyerjen e fëmijëve. Ato janë krijuar në mjediset e shtëpive private, në katet e para e të dyta të pallateve. Nuk njihet e zbatohet Rregullorja higjieno- sanitare për “Ndërtimin dhe funksionimin e kopshteve të fëmijëve”.

Grupet e inspektimit i vunë në dispozicion të gjithë administratorëve të institucioneve të arsimit parashkollor privat, në 11-të njësitë bashkiake të qytetit të Tiranës, udhëzimin Nr. 15, datë 12.07.2013 “Për procedurat e posaçme për shqyrtimin e kërkesave për licencë të institucioneve arsimore private dhe institucioneve arsimore plotësuese private”. Drejtuesit e kopshteve firmosën edhe procesverbalin e marrjes në dorëzim të këtij udhëzimi të MAS-it.

Në muajin nëntor grupet e ISHA-s riinspektuan 81 kopshtet e mësipërme qëllim verifikimin e zbatimit të rekomandimeve të lëna.

Grupet e ISHA-s, për 21 institucione të arsimit parashkollor privat që u gjetën të palicencuara dhanë dënimin administrativ me gjobë në vlerën “500 000 lekë".

 

3. Inspektime tematike për “Vlerësimi i procesit të hartimit dhe zbatimit të planit vjetor të shkollës, të hartimit të planeve vjetore lëndore dhe i cilësisë në planifikimin e kurrikulës në institucionet arsimore parauniversitare për vitin shkollor 2015-2016".

Gjatë muajit tetor 2015 grupet e ISHA-s zhvilluan 17 inspektime të orientuara në 6 DAR-e me fokus vlerësimin e procesit të hartimit dhe zbatimit të planit vjetor të shkollës, të hartimit të planeve vjetore lëndore dhe i cilësisë në planifikimin e kurrikulës në institucionet arsimore parauniversitare për vitin shkollor 2015-2016. U inspektuan shkollat “Yzberisht”, “Sadik Stavileci”, “17 Shkurti”, DAR-i Tiranë Qark; “Siri Shapllo”, “Koto Hoxhi”, DAR-i Gjirokastër; “Kushtrimi i Lirisë”, “Leonik Tomeo” dhe “Gjergj Kastrioti”, DAR-i Durrës; “Babë Dudë Karbunara”, “1 Maji” dhe “Zini Sako”, DAR-i Berat; “Avni Rustemi”, “A. Z. Çajupi”, “Edith Durhami”, “Mihal Grameno”, DAR-i Tiranë; “Avni Rustemi” dhe “Riza Spahiu”, DAR-i Kukës.

Përfundime:

Në përgjithësi shkollat disponojnë raportet e analizës së gjendjes të vitit shkollor të mëparshëm. Shkollat disponojnë planin vjetor të shkollës për vitin shkollor 2015-2016, me përjashtim të shkollave “Riza Spahiu” DAR-i Kukës dhe “Mihal Grameno” DAR-i Tiranë. Struktura e planit vjetor të shkollës është përgjithësisht sipas formatit të përcaktuar në nenin 67/3 të Dispozitave Normative, 2013, por në disa shkolla objektivat e planit vjetor nuk janë në përputhje me analizën e gjendjes vjetore, si dhe nuk janë të matshme e të krahasueshme me vitin e mëparshëm shkollor.

Për vitin shkollor 2015-2016 shkollat kanë të dokumentuara ngritjen e ekipit kurrikular, siç parashikohet në nenin 8, të Dispozitave Normative, 2013, por në shumicën e rasteve ato funksionojnë në mënyrë formale.

Shkollat disponojnë planet vjetore lëndore, por ato nuk respektojnë të gjitha kërkesat e programit dhe udhëzimet zyrtare. Planet lëndore të kurrikulës me kompetenca kanë pasaktësi në formatim dhe zbërthimin përmbajtjesor. Në përgjithësi, mësuesit njohin dhe zbatojnë udhëzimin nr. 38, datë 09.10.2007, “Për zhvillimin e orëve të lira në shkollë".

Mësuesit përgatitin në vijimësi planin ditor duke përdorur rubrikat kryesore të planifikimit, në përputhje me nenin 73, të Dispozitave Normative, 2013, por disa mësues kanë paqartësi në hartimin e objektivave të orës mësimore. Mësuesit planifikojnë strukturën ERR, PNP, Me Hapa, por shpesh herë teknikat e përdorura nuk përputhen me strukturën e përzgjedhur.

Mësues të ndryshëm kanë të njëjtin planifikim ditor, edhe pse në klasa dhe shkolla të ndryshme, kjo si rezultat i kopjimit të tekstit të mësuesit të lëndës, të shtëpive botuese. Detyrat e shtëpisë planifikohen të njëjta për të gjitha klasat, duke mos i përshtatur nivelit të klasave dhe nxënësve. 

ISHA

Kryeinspektori

Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit,  Z. Bashkim MUÇA.

        CV

Na kontaktoni

Ju mund të kontaktoni me Inspektoratin Shtetëror të Arsimit nëpërmjet:

Phone (+355) 044 504 720
email This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web www.isha.gov.al