Plani vjetor për vitin 2018


Në mbështetje të ligjit nr. 10 433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, në përmbushje të misionit, për përmirësimin e cilësisë së shërbimit arsimor...

______________Lexo më shumë___

Informacion

Në zbatim të Aktit Nr.124/1 Prot., datë 23.04.2018, të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, për “Ngritjen e komisionit të nxierrjes jashtë përdorimit të aktiveve materiale” Inspektorati Shtetëror i Arsimit (ISHA), Tiranë ka vlerësuar për nxjerrje nga përdorimi dhe/ose asgjesimit përfunditar të një grupi aktivesh, sipas listës bashkëlidhur.

Për të realizuar këtë proçedurë ISHA kërkon nga subjekte të cilat janë të pajisura me leje mjedisi për të grumbulluar dhe trajtuar mbetje elektrike dhe elektronike të ofrojnë vlerësimin e materialeve të paraqitura në listën bashkëngjitur të vlerësimit për aktivet, të cilat janë konsumuar dhe amortizuar pothuajse totalisht.________Lexo më shumë___

Inspektime të Plota


Inspektorati Shtetëror i Arsimit(ISHA) gjatë viti 2017 ka realizuar 9 inspektime të plota (2 kopshte, 3 shkolla të arsimit bazë dhe 4 gjimnaze).


Inspektime Tematike


Inspektorati Shtetëror i Arsimit(ISHA) gjatë vitit 2017 ka realizuar 38 inspektime tematike për:

-vlerësimin e shkollës për cilësinë e ofruar në vlerësimin e arritjeve të nxënësve për kurrikulën me kompetenca;

-vlerësimin e shkollës për cilësinë e ofruar në hartimin dhe zbatimin e planit vjetor të shkollës; 


 

Inspektime të Orientuara


Inspektorati Shtetëror i Arsimit (ISHA) gjatë vitit 2017 ka realizuar 58 inspektime të orientuara për:

-zbatimin e standarteve të miratuara nga MAS-i në shkollat qendër komunitare;

-zbatimin e VKM-së nr. 473, datë 01.06.2017 të Këshillit të Ministrave, nga institucionet në varësi të MAS-it;


 

Monitorime


Inspektorati Shtetëror i Arsimit(ISHA) gjatë vitit 2017 ka kryer rreth 265 monitorime lidhur me:


Webmail

___________________________


Veprimtaritë Monitoruese

1. Matura shtetërore

ISHA vëzhgoi dhe monitoroi zhvillimin e provimeve në Gjuhë të huaj, Gjuhë shqipe dhe Letërsi, Matematikë dhe lëndë me zgjedhje në 8 DAR-e dhe 11 ZA si: DAR-et Tiranë, Dibër, Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë Qark, Durrës, Fier si dhe ZA-të Kurbin, Malësi e Madhe, Mat, Bulqizë, Tropojë, Skrapar, Lushnjë, Peqin, Përmet, Sarandë e Kamzë.

Inspektorët e ISHA-s kanë realizuar me korrektësi dhe profesionalizëm detyrën e ngarkuar në monitorimin e provimeve të sesionit të parë të Provimeve të Maturës Shtetërore, duke u bërë faktor i rëndësishëm në cilësinë e administrimit.

ISHA ka konkluduar se:

Procesi i Provimeve të Maturës Shtetërore për Gjuhën e huaj, Gjuhën shqipe dhe Letërsi, Matematikën dhe lëndët me zgjedhje për vitin shkollor 2014-2015, përgjithësisht, është kryer në përputhje me rregulloren dhe aktet nënligjore në fuqi, por ka patur dhe probleme të cilat duhen përmirësuar.

DAR/ZA-të kanë hartuar në përputhje me dispozitat e rregullores listat e përgjegjësve të administrimit, administratorëve të provimit dhe administratorëve të sekretimit, si dhe kanë zhvilluar trajnimet e nevojshme të tyre.

DAR/ZA-të kanë marrë masa për transportin e PAP-it, AP-it dhe AS-it për në mjediset e provimit. Procedura e caktimit të PAP-it, AP-it dhe AS-it në mjediset përkatëse është kryer përgjithësisht konform rregullave të përcaktuara për të gjitha  DAR/ZA -të.

Qendrat dhe mjediset e përcaktuara plotësuan përgjithësisht kushtet për zhvillimin normal të provimeve. Pajisjet për ndërprerjen e valëve në mjediset ku u zhvillua provimi, në të shumtën e rasteve nuk kanë funksionuar siç duhet.

Futja e nxënësve në mjediset e zhvillimit të provimit është bërë duke verifikuar paraprakisht mjetin e identifikimit. Ka pasur një numër shumë të vogël nxënësish, në qendra të caktuara, pa mjetin e identifikimit. Hyrja e tyre në ambientet e provimit është bërë vetëm, pasi drejtuesit e shkollave përkatëse mbajtën procesverbale me shkrim për identitetin e nxënësve.

Në këto provime janë evidentuar dhe penalizuar persona jo maturantë, të cilët kanë pretenduar të behën pjesë e procesit të provimit. Raste të tilla janë konstatuar në mjediset e  universitetit “Aleksandër Moisiu” të DAR-it  Durrës dhe shkollës “Halim Xhelo” të DAR-it Vlorë.

Gjatë kohës së zhvillimit të provimeve, në mjediset e shkollave nuk ka patur persona të paautorizuar dhe angazhimi i forcave të rendit ka qenë korrekt dhe i kënaqshëm.

Pavarësisht kontrollit të imtësishëm që u është bërë nxënësve në momentin e hyrjes në qendrat e zhvillimit të provimeve, ka patur edhe raste të gjetjes së mjeteve të komunikimit, në këto mjedise gjatë procesit. Në raste të tilla janë penalizuar maturantët, si në mjediset e shkollës “Nr1” ZA/Krujë, “Abdyl Bajraktari” ZA/Malësi e Madhe, “Shaban Çollaku” ZA/Mat, “Sait Nivica” DAR/Dibër, si dhe tek “Rilindja” në DAR/Vlorë.

Në raste të veçanta, persona pjesë të procesit të provimit, të tillë si; përfaqësues të ZA-së apo përgjegjës kati, kanë thyer disiplinën duke i lejuar nxënësit që të kopjojnë. Në këto raste ata janë përjashtuar nga provimi dhe janë zëvendësuar me administratorë rezervë. Ky fenomen është ndeshur në ZA-në Kurbin e Malësi e Madhe gjatë provimit të gjuhës shqipe dhe provimit të lëndëve me zgjedhje.

Kutitë e ardhura nga AKP-ja, në disa raste kanë patur dhe mungesë testesh, si në provimin e gjuhës shqipe në DAR/Fier, në provimin e matematikës në ZA/Tepelenë, si dhe në provimin e lëndëve me zgjedhje në DAR/Vlorë.

 

2. Provimet e lirimit

ISHA vëzhgoi dhe monitoroi zhvillimin e provimeve në lëndët: Gjuhë e huaj, gjuhë shqipe dhe Matematikë në 13 DAR-et e Republikës.

ISHA ka konkluduar se:

Procesi i Provimeve të Lirimit, përgjithësisht, është zhvilluar në përputhje me rregulloren në fuqi. Është konsoliduar procesi i tërheqjes së testeve tek AKP-ja në prani të përfaqësuesve të DAR/ZA-ve  dhe përfaqësuesve të MAS-it.

DAR/ZA-të kanë përgatitur me kujdes organizimin e mjediseve të PL, ndarjen e nxënësve në klasa, hedhjen e shortit për AP dhe AS dhe procesin e sekretimit. Thuajse në të gjitha DAR/ZA-të e monitoruara, këto procese kanë ecur mirë e pa probleme.

Të gjithë PAP, AP dhe AS kanë nënshkruar deklarata për konfliktin e interesit.

Është institucionalizuar një bashkëpunim efektiv i DAR/ZA-ve me organet e policisë, të cilat kanë qënë prezent në mjediset përreth shkollave ku u zhvilluan provimet e lirimit duke garantuar rregull dhe qetësi.

Organizimi i mjediseve të provimit në përgjithësi ishte sipas standardeve të përcaktuara në rregullore, për të siguruar numrin e nxënësve për klasë, pozicionimin dhe distancat midis tyre.

Fenomeni celular nuk është më pjesë shqetësuese e këtyre provimeve.

Provimet e Lirimit në përgjithësi respektuan orarin e përcaktuar në rregulloren e MAS-it.

Dokumentacioni i shoqëruar nga përgjegjësit e administrimit të provimit është dorëzuar në mjediset e DAR/ZA-ve sipas rregullave.

 

3. Monitorimi i olimpiadave

ISHA, sipas një grafiku të përcaktuar nga MAS, ka monitoruar zhvillimin e Olimpiadave Kombëtare të shkollave të mesme në lëndët: kimi, biologji, matematikë e fizikë.

ISHA ka konkluduar se:

Gjatë zhvillimit të olimpiadave kombëtare është zbatuar rregullorja mbi zhvillimin e olimpiadave. Numri i nxënësve pjesëmarrës në olimpiada është rritur krahasuar me vitet e kaluara.

DAR/ZA kanë rritur përgjegjësinë e tyre mbi pjesëmarrjen dhe shoqërimin e nxënësve fitues të qarqeve përkatëse në olimpiadat kombëtare.

Informimi i nxënësve fitues pjesëmarrës nga DAR/ZA është vlerësuese.

Shkalla e promovimit të nxënësve fitues  nga MAS dhe DAR-ZA është e vogël.

 

ISHA

Kryeinspektori

Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit,  Z. Bashkim MUÇA.

        CV

Na kontaktoni

Ju mund të kontaktoni me Inspektoratin Shtetëror të Arsimit nëpërmjet:

Phone (+355) 044 504 720
email This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web www.isha.gov.al