Plani vjetor për vitin 2018


Në mbështetje të ligjit nr. 10 433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, në përmbushje të misionit, për përmirësimin e cilësisë së shërbimit arsimor...

______________Lexo më shumë___

Informacion

Në zbatim të Aktit Nr.124/1 Prot., datë 23.04.2018, të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, për “Ngritjen e komisionit të nxierrjes jashtë përdorimit të aktiveve materiale” Inspektorati Shtetëror i Arsimit (ISHA), Tiranë ka vlerësuar për nxjerrje nga përdorimi dhe/ose asgjesimit përfunditar të një grupi aktivesh, sipas listës bashkëlidhur.

Për të realizuar këtë proçedurë ISHA kërkon nga subjekte të cilat janë të pajisura me leje mjedisi për të grumbulluar dhe trajtuar mbetje elektrike dhe elektronike të ofrojnë vlerësimin e materialeve të paraqitura në listën bashkëngjitur të vlerësimit për aktivet, të cilat janë konsumuar dhe amortizuar pothuajse totalisht.________Lexo më shumë___

Webmail

___________________________


Arsimi I Lartë

Vlerësimi i zbatimit të kritereve të ligjshmërisë në Institucionet e Arsimit të Lartë.

Drejtoria e Mbikëqyrjes së Zbatimit të Legjislacionit të Arsimit të Lartë ka punuar në përmbushje të objektivave dhe detyrave, në zbatim të promovimit të politikave qeveritare  për arsimin e lartë që të jetë në funksion të shoqërisë demokratike, tregut, punësimit dhe qytetarisë evropiane përmes inkurajimit të tij, duke vënë theksin në zbatimin e  legjislacionit, duke  i vlerësuar ato (institucionet e arsimit të Lartë Publik dhe Privat), si partnerë të rëndësishme për arritjen e synimeve strategjike në fushën e arsimit.

Duke qenë përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit të zbatimit të Legjislacionit, drejtoria nuk e ka parë të përfunduar punën e saj ngushtësisht të ndryrë vetëm në kornizën ligjore, por ka ushtruar monitorime periodike dhe mbikëqyrur institucionet  e arsimit të lartë edhe sa i përket cilësisë dhe kohës së zbatimit të legjislacionit.

Sektori i Mbikëqyrjes së Zbatimit të Legjislacionit të Arsimit të Lartë e ka zhvilluar veprimtarinë e tij në plotësim të misionit e objektivave që lidhen me mbikëqyrjen e sigurimit të cilësisë e standardeve nga ana e institucioneve arsimore duke synuar qartësisht që:

-          të vëzhgojë sistematikisht progresin e institucioneve në arritjen e standardeve shtetërore të cilësisë dhe të zbatimit të ligjshmërisë;

-          të sigurojë që institucionet veprojnë në përputhje me aktet normative në fuqi;

-          të ndihmojë institucionet të përmbushin standardet shtetërore të cilësisë dhe detyrimet ligjore;

-          të marrë feedback mbi problemet që ndeshin institucionet private të arsimit të lartë në zbatimin e kuadrit normativ, si edhe të ofrojë informacionin e nevojshëm për analizën e sistemit të arsimit të lartë, përdorimin optimal të burimeve materiale dhe njerëzore, identifikimin e problematikave dhe zgjidhjeve të tyre.

Qëllimi i përgjithshëm i punës së sektorit është menaxhimi dhe bashkëveprimi i gjithë veprimtarive komplekse lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit dhe arritjes së cilësisë e standardeve në institucionet e arsimit të lartë, duke konsistuar në:

-          Identifikimin e arsyeve thelbësore të veprimeve apo mosveprimeve të IAL – ve, në pajtueshmëri me legjislacionin e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë,  ku rëndësi e veçantë u është kushtuar inspektimeve e vizitave monitoruese thuajse në të gjithë IAL-të  mbi bazën e platformave të miratuara, tematike dhe të orientuara.

Analizën e shkallës së efektivitetit të IAL  publike e private sa i takon arritjeve në sigurimin e stafit në sasinë e cilësinë kualifikuese të kërkuar. Dhënien e ekspertizës dhe rekomandime dhe propozime për marrjen e masave, drejtuar vetë institucioneve si dhe  instancave eprore vendimmarrëse mbi përmirësime të mundshme në procedura dhe akte normative të standardizuara.

ISHA

Kryeinspektori

Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit,  Z. Bashkim MUÇA.

        CV

Na kontaktoni

Ju mund të kontaktoni me Inspektoratin Shtetëror të Arsimit nëpërmjet:

Phone (+355) 044 504 720
email This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web www.isha.gov.al