Plani vjetor për vitin 2016


Në mbështetje të ligjit nr. 10 433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, në përmbushje të misionit, për përmirësimin e cilësisë së shërbimit arsimor...

______________Lexo më shumë___

Inspektime të Plota


Inspektorati Shtetëror i Arsimit(ISHA) gjatë viti 2016 ka zhvilluar 20 inspektime të plota (5 kopshte, 8 shkolla të arsimit bazë dhe 7 gjimnaze).


Inspektime Tematike


Inspektorati Shtetëror i Arsimit(ISHA) gjatë vitit 2016 ka zhvilluar 57 inspektime tematike: në 20 shkolla 9-vjeçare të DAR-it Durrës, në 36 shkolla publike në DAR-et Berat, Gjirokastër, Dibër, Shkodër, Vlorë dhe ZA Pogradec dhe në shkollën “Mati Logoreci”, DAR-i Shkodër, me qëllim


 

Inspektime të Orientuara


Inspektorati Shtetëror i Arsimit (ISHA) gjatë vitit 2016 ka zhvilluar 131 inspektime të orientuara: në 85 shkolla të DAR-eve Fier, Elbasan, Lezhë, Tiranë, Tiranë Qark dhe Kukës, në 6 shkolla të mesme private dhe 1 kopsht privat në DAR-in Tiranë, në 35 kopshte private në kuadër të Task-Forcës dhe 4 riinspektimi në shkolla te inspektuara në 2015.


 

Monitorime


Inspektorati Shtetëror i Arsimit(ISHA) gjatë vitit 2016 ka kryer rreth 236 monitorime lidhur me:


Webmail

___________________________


Ankimime

1. Zgjidhja e ankimimeve përmes inspektimeve të drejtpërdrejta në DAR/ZA-të dhe shkollat përkatëse.

Gjatë periudhës janar-dhjetor 2015 ISHA u është përgjigjur ankimimeve të ndryshme, të cilat kanë ardhur nga mësues, drejtues shkolle, prindër, nxënës, DAR/ZA dhe perona të tjerë të interesuar. Shumica e ankimimeve janë zgjidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga specialistët e ISHA-s, por ka patur edhe raste të zgjidhjes së tyre nëpërmjet komunikimit në mënyrë elektronike apo telefon me DAR/ZA-të ose shkollat përkatëse.

Specialistët e ISHA-s kanë trajtuar rreth 98 raste të ankimimeve, nga të cilat 37 raste janë trajtuar nëpërmjet inspektimeve të drejtpërdrejta në terren dhe 61 raste nëpërmjet komunikimit me DAR/ZA-të dhe studimit të dokumentacionit të dërguar nga ana e tyre.

Për zgjidhjen e ankimimeve janë bërë inspektime lidhur me verifikimin e problemeve të ngritura në letrat ankimuese të drejtuara në MAS dhe ISHA përkatësisht në:

-        DAR Tiranë: shkolla profesionale “Karl Gega”, “Instituti i nxënësve që nuk dëgjojnë”, shkolla jopublike “Univers”, gjimnazi “Sami Frashëri”, “Besnik Sykja”, “Lazgush Poradeci”, “Asim Vokshi”;

-          DAR Tiranë Qark: shkolla e mesme e bashkuar Farkë;

-          DAR Durrës : shkolla jopublike “ Hafiz Ali Podgorica”, “Çelësi i jetës” “Pavarësia”;

-     DAR Fier: shkolla 9-vjeçare “Kristo Vide”, “Petro Sota”, “Meleq Gosnishti” Patos, “Mustafa Matohiti”;

-          DAR Elbasan: 2 inspektime në gjimnazin”Vasil Kamani”;

-          DAR Lezhë: shkolla “Ishull Lezhë” dhe ankimimi i 1 mësueseje;

-          DAR Shkodër: shkolla ”Preng Jakova”;

-          DAR Kukës: gjimnazi “Havzi Nela”, “Kopshti nr.1”;

-          DAR Dibër: shkolla “Haki Stërmilli”;

-          ZA Mallakastër: shkolla “5 Shkurti”;

-          ZA Përmet: shkolla “Meleq Gosnishti”;

-   DAR Vlorë: shkolla artistike ‘Naim Frashëri”, shkolla jopublike “Internacional”, shkolla “Eqerem Beqiri” Vlorë;

-          DAR Gjirokastër: ankimim i 1 mësueseje;

-          ZA Lushnje: shkolla “Çermë e Sipërme”;

-          ZA Kuçovë: shkolla “Myrteza Kepi”;

ISHA ka trajtuar 39 rasteve të ankimimit  nëpërmjet komunikimit zyrtar me  DAR-ZA-të ose shkollat përkatëse në:

DAR Tiranë, DAR Elbasan, DAR Durrës, DAR Fier, ZA Lushnje, DAR Shkodër, DAR Kukës, DAR Dibër, DAR Gjirokastër, DAR Korçë, DAR Lezhë, ZA Bulqizë, ZA Tropojë, ZA Mirditë, ZA Kurbin, ZA Lushnje, ZA Kavajë, ZA Mallakastër, ZA Përmet, ZA Peqin, DAR Vlorë, ZA Kuçovë, ZA Kolonjë, ZA Gramsh, ZA Tepelenë.

Objekti kryesor i ankimimeve  ka qenë verifikimi i problemeve të ngritura në letrat ankimuese drejtuar MAS-it dhe ISHA-s lidhur me:

-      Procedurat e emërimeve dhe lëvizjeve të punonjësve arsimorë nga DAR/ZA dhe drejtoritë e shkollave.

-          Menaxhimi i  burimeve njerëzore të shkollës.

-          Plotësimin e dokumentacionit shkollor (amza, regjistra)

-          Verifikimin e mjediseve fizike të institucioneve arsimore.

-          Vlerësimi i shërbimit arsimor të shkollës dhe respektimi i Kodit të Etikës nga mësuesit.

-     Vlerësimi i shkollës mbi cilësinë e ofruar në drejtim të sigurisë, shëndetit, mbarëvajtjes dhe mjedisit fizik e psiko-social të të    nxënit.

-          Bashkëpunimi dhe komunikimi i drejtorisë së shkollës me stafin e mësuesve dhe  marrëdhëniet mësues-nxënës.

Bazuar në platformat e inspektimit të hartuara për çdo rast, specialistët e ISHA-s kanë ndjekur këtë metodologji pune: 

-         Verifikim i dokumentacionit në nivel DAR/ZA-je dhe shkollash;

-         Takime me drejtues të institucioneve, mësues e prindër.

-          Realizim i pyetësorëve me nxënësit.

-      Studim i dokumentacionit institucional lidhur me procedurat e ndjekura nga komisioni i vlerësimit të dosjeve të mësuesve.

Në disa raste të shqyrtimit të ankimimeve janë konstatuar dhe evidentuar probleme të ndryshme që lidhen me:

-       Shkelje të procedurave të përcaktuara në udhëzimet e MAS-it nr.35, 57, 58, 38 “Për procedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të drejtorit, mësuesit dhe nëndrejtorit në institucionet e Arsimit Parauniversitar”.

-          Mos zbatim me korrektësi të Dispozitave Normative 2013;

-          Mangësi dhe parregullsi në procedurat e ndjekura nga komisioni i vlerësimit të dosjeve të mësuesve.

-          Mangësi në plotësimin e dokumentacionit shkollor (amza, regjistra) në përputhje me Dispozitat Normative 2013.

Për çdo rast të evidentuar, specialistët e ISHA-s, në raportet e hartuara, kanë dhënë rekomandime për përmirësim të cilat u janë drejtuar drejtuesve të DAR/ZA-ve përkatëse dhe drejtuesve të shkollave si:

-         Përmirësimin e marrëdhënieve mësues-drejtues-nxënës;

-         Plotësim të dokumentacionit shkollor në përputhje me Dispozitat Normative 2013;

-    Emërimin e punonjësve arsimor në përputhje me udhëzimet e MAS-it, nr. 35, 57, 58 “Për procedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të drejtorit, mësuesit dhe nëndrejtorit në institucionet e Arsimit Parauniversitar”.

 ISHA bazuar në ligjin Nr.69/2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” për shkeljet e konstatuara në zbatimin e kërkesave ligjore në Arsimin Parauniversitar specialistët kanë dhënë dhe propozime për masa administrative të tilla si:

-        Vërejtje me paralajmërim”, për drejtoreshën e shkollës 9-vjeçare “5 Shkurti”, ZA Mallakastër;

-    Vërejtje me paralajmërim, për dy mësueset anëtare të komisionit të vlerësimit në shkollën 9-vjeçare “5 Shkurti” ZA      Mallakastër;

-        “Propozim për shkarkim nga detyra” për  drejtorin e shkollës 9-vjeçare “Kristo Vide” DAR Fier;

-        “Paralajmërim” për drejtoreshën e gjimnazit “Sami Frashëri” Tiranë;

-        Paralajmërim” për drejtorin e SH.M.B “Ishull Lezhë”;

-        “Paralajmërim për drejtorin e shkollës “Hasmashaj”, z. Denis Tosku dhe kryemësuesin në shkollën “Kurtaj” Peqin;

-        “Vërejtje” për 4 mësuese të shkollës Hasmashaj” Peqin;

-        “Qortim”për 10 mësues të shkollës “10 Korriku” Dushk, Lushnje;

-          Propozim për Paralajmërim për largim nga puna” për specialistin e IT të ZA-së Lushnjë;

-        Propozim për masë administrative për Përgjegjësin e ZA-së Mirditë;

-        Revokim të 15 vendimeve” në DAR-Fier, ZA Përmet, ZA Has, DAR Elbasan, ZA Mallakastër, DAR Shkodër, DAR Lezhë,        për shkelje të procedurave në transferimin, emërimin e mësuesve;

-        “Gjobë me vlerë 100.000 lekë” për administratorin e shkollës private “Daka” ZA Lushnje;

-     “Paralajmërim” për drejtorin e shkollës “Myrteza Kepi”  ZA Kuçovë .

ISHA

Kryeinspektori

Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit,  Z. Bashkim MUÇA.

        CV

Na kontaktoni

Ju mund të kontaktoni me Inspektoratin Shtetëror të Arsimit nëpërmjet:

Phone (+355) 044 504 720
email This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web www.isha.gov.al