Plani vjetor për vitin 2018


Në mbështetje të ligjit nr. 10 433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, në përmbushje të misionit, për përmirësimin e cilësisë së shërbimit arsimor...

______________Lexo më shumë___

Informacion

Në zbatim të Aktit Nr.124/1 Prot., datë 23.04.2018, të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, për “Ngritjen e komisionit të nxierrjes jashtë përdorimit të aktiveve materiale” Inspektorati Shtetëror i Arsimit (ISHA), Tiranë ka vlerësuar për nxjerrje nga përdorimi dhe/ose asgjesimit përfunditar të një grupi aktivesh, sipas listës bashkëlidhur.

Për të realizuar këtë proçedurë ISHA kërkon nga subjekte të cilat janë të pajisura me leje mjedisi për të grumbulluar dhe trajtuar mbetje elektrike dhe elektronike të ofrojnë vlerësimin e materialeve të paraqitura në listën bashkëngjitur të vlerësimit për aktivet, të cilat janë konsumuar dhe amortizuar pothuajse totalisht.________Lexo më shumë___

Inspektime të Plota


Inspektorati Shtetëror i Arsimit(ISHA) gjatë viti 2017 ka realizuar 9 inspektime të plota (2 kopshte, 3 shkolla të arsimit bazë dhe 4 gjimnaze).


Inspektime Tematike


Inspektorati Shtetëror i Arsimit(ISHA) gjatë vitit 2017 ka realizuar 38 inspektime tematike për:

-vlerësimin e shkollës për cilësinë e ofruar në vlerësimin e arritjeve të nxënësve për kurrikulën me kompetenca;

-vlerësimin e shkollës për cilësinë e ofruar në hartimin dhe zbatimin e planit vjetor të shkollës; 


 

Inspektime të Orientuara


Inspektorati Shtetëror i Arsimit (ISHA) gjatë vitit 2017 ka realizuar 58 inspektime të orientuara për:

-zbatimin e standarteve të miratuara nga MAS-i në shkollat qendër komunitare;

-zbatimin e VKM-së nr. 473, datë 01.06.2017 të Këshillit të Ministrave, nga institucionet në varësi të MAS-it;


 

Webmail

___________________________


Takimi i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit (ISHA) me SICI-n (Organizata Ndërkombëtare e Inspektimit) – një shkëmbim përvojash për përmirësimin e procesit të vlerësimit të arsimit


 

Inspektorati Shtetëror i Arsimit zhvilloi një takim të përbashkët pune me Komitetin Ekzekutiv të SICI-t. Takimi kishte në fokus përmirësimin e procedurave të inspektimit në funksion të rritjes së cilësisë në shërbimin arsimor shqiptar.

                                           

Kryeinspektori i ISHA-s bëri një prezantim mbi funksionimin e Inspektoratit në sistemin arsimor të Republikës së Shqipërisë, dhe e njohu delegacionin me vizionin, misionin dhe rëndësinë e monitorimit të sistemit arsimor në vend. Takimi u zhvillua në frymën e një  bashkëpunimi të ndërsjellë dhe shkëmbimit të përvojave.

Takimin e përshëndeti zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Znj. Nora Malaj, e cila, pasi vuri në dukje bashkëpunimin e këtij niveli, theksoi rëndësinë e vlerësimit të reformave dhe politikave të ndërmarra në sistem.

Më pas Presidenti i SICI-t Wulf Homeier, bëri një prezanim të shkurtër për rolin e SICI-t në bashkërendimin e punës së inspektorateve të vendeve evropiane, si dhe rëndësinë që kanë burimet njerëzore dhe financiare për rritjen e cilësisë në arsim.

Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv prezantuan funksionimin e kësaj organizate, frymën dhe sfidat për të ardhmen. Me interes të veçantë u ndoqën praktikat nga vende të ndryshme mbi shërbimin që ofrojnë në informimin e publikut dhe të grupeve të interesit për sa i përket cilësisë që ofrohet dhe rrugët për përmirësim. Në këtë kuadër, u zhvillua një bashkëbisedim i frytshëm profesional mbi prioritet e inspektimit, metodologjinë dhe informimin e autoriteteve më të larta arsimore dhe publikut mbi shërbimin arsimor. Gjithashtu, u theksua roli kyç i inspektorateve në mbikëqyrjen e politikave dhe të reformave të ndërmarra në arsim.

Takimi qe i një rëndësie të veçantë. Në fund të tij, presidenti i SICI-t deklaroi workshop-in e radhës që do të mbahet në Tiranë, në muajin janar të vitit 2016.

 


 

ISHA

Kryeinspektori

Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit,  Z. Bashkim MUÇA.

        CV

Na kontaktoni

Ju mund të kontaktoni me Inspektoratin Shtetëror të Arsimit nëpërmjet:

Phone (+355) 044 504 720
email This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web www.isha.gov.al