Plani vjetor për vitin 2016


Në mbështetje të ligjit nr. 10 433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, në përmbushje të misionit, për përmirësimin e cilësisë së shërbimit arsimor...

______________Lexo më shumë___

Webmail

___________________________


Inspektime të Orientuara

Gjatë vitit 2015 Sektori i Mbikëqyrjes së Zbatimit të Legjislacionit të Arsimit të Lartë ka realizuar 36 inspektime të orientuara në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik e Privat.

 

1. Verifikimi i zbatimit të procedurave ligjore mbi rekrutimin e personelit, në vitin akademik 2014-2015.

Gjatë periudhës mars – prill 2015, me Platformë të miratuar nga Kryeinspektori i ISHA-s, janë inspektuar lidhur me respektimin e procedurave ligjore për rekrutimet e stafit akademik 6 institucione të Arsimit të Lartë publik, si: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Universiteti i Arteve, Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, Universiteti i Mjekësisë Tiranë, si dhe të gjitha institucionet e Arsimit të Lartë privat (20 institucione).

 

2. Verifikimi i zbatimit të akteve ligjore për administrimin e dokumentacionit zyrtar, rekrutimin e stafit dhe garantimin e standardeve infrastrukturore për vitin akademik 2015-2016.

Gjatë periudhës shtator–tetor 2015 janë inspektuar 10 Institucione të Arsimit të Lartë Privat, si: “Akademia Profesionale e Biznesit”, SHLP “Pavarësia” dhe “Reald”, Vlorë, SHLUP “Metropolitan Tirana”, Universiteti “Aldent”, SHLUP “Ëisdom University”, SHLP “Luarasi”, Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”, SHLP “Mesdhetare e Shqipërisë”, SHLP “Hëna e Plotë Beder”. Këto inspektime kanë qenë me fokus respektimin e akteve ligjore lidhur me administrimin e dokumentacionit zyrtar, procedurat e për rekrutimin e stafit për vitin akademik 2015-2016, si dhe garantimin nga ana e IAL-ve e standardeve infrastrukturore për zhvillimin e procesit akademik për vitin 2015-2016.

Gjatë inspektimeve në të dy periudhat, nga të gjitha grupet u bashkëbisedua me stafet e IAL-ve, duke filluar nga rektorët, dekanët dhe përgjegjësit e Departamenteve, si dhe me pedagogët me kohë të plotë e part time. Përveç dokumentacionit ligjor të përcaktuar në aktet nënligjore, është parë me vëmendje edhe zbatimi i procedurave të hartuara nga vetë IAL- të si statut, rregullore si dhe kontrata që IAL lidh me pedagogët, duke parë në mënyrë të veçantë modalitetet, kriteret apo procedurat e ndjekura.

Në mjaft institucione të inspektuara janë realizuar edhe takime me grupe studentësh dhe është bashkëbiseduar me ta për rritjen e cilësisë së shërbimit arsimor nga këto institucione.

Rezultati i parë i këtyre vizitave është ndërhyrja e tyre në zbatimin e rekomandimeve të lëna gjatë inspektimit, gjë që duket edhe në objeksionet e mbërritura për projekt-raportet e grupeve të inspektimit, ku nuk pati asnjë objeksion mosdakordësie me gjetjet dhe rekomandimet.

Risia e këtyre inspektimeve qëndron në faktin se objekt është dhe shkalla e realizimit të detyrave të lëna në vizitën paraardhëse monitoruese e mbikëqyrëse. Kjo flet për rritje të efektivitetit të kontrollit, vijimësisë së monitorimit dhe të menaxhimit të situatës.

Një tregues i punës së Sektorit për vitin 2015 ka qenë dhe ndjekja e rekomandimeve për çdo institucion të Arsimit të Lartë sipas konkluzioneve të arritura pas inspektimit të plotë në kuadrin e VKL – së të vitit 2014. Kështu në çdo institucion të inspektuar është parë, së pari zbatimi i këtyre rekomandimeve dhe është ballafaquar puna e bërë me gjetjet e konstatuara  para një viti.

ISHA

Kryeinspektori

Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit,  Z. Bashkim MUÇA.

        CV

Na kontaktoni

Ju mund të kontaktoni me Inspektoratin Shtetëror të Arsimit nëpërmjet:

Phone (+355) 044 504 720
email This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web www.isha.gov.al