Plani vjetor për vitin 2016


Në mbështetje të ligjit nr. 10 433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, në përmbushje të misionit, për përmirësimin e cilësisë së shërbimit arsimor...

______________Lexo më shumë___

Webmail

___________________________


Denoncime-Ankimime

1. Denoncime në portalin “Stop-korrupsioni”

Fakti që Sektori i Mbikëqyrjes së Zbatimit të Legjislacionit të Arsimit të Lartë ka pasur në fokus edhe inspektimet në kuadrin e Stop korrupsionit për rastet e denoncuara në Portal, i ka krijuar mundësinë e verifikimit dhe shqyrtimit dinamik të të metave, neglizhencave dhe shkeljeve të ligjshmërisë në veprimtarinë e IAL-ve sa i përket zbatimit të Ligjit për Arsimin e Lartë, Statutit dhe akteve rregullatorë të tyre si dhe zbatimit të kodit të etikës nga ana e stafit të tyre.

Kështu, janë kryer verifikimet për 74 raste të denoncimeve të depozituara në portalin stop-korrupsionit, ku në fokus kanë qenë përgjithësisht probleme lidhur me marrëdhëniet nepotike në rekrutimin e stafit akademik apo administrativ në IAL-të publike, denoncime për mitmarrje nga ana e pedagogëve, marrëdhëniet pedagogë-studentë etj.

Në këtë kuadër, në përgjigje të denoncimeve janë analizuar rastet në IAL- të përkatëse, janë kontrolluar dokumentacioni, infrastruktura, rekrutimi i stafit akademik dhe administrativ, frekuentimi i procesit akademik, kontratat me studentët, marrëdhëniet pedagogë–studentë, mjediset mësimore, etj.

 

2. Ankimime

Gjithashtu, nga stafi i Sektorit të Mbikëqyrjes së Zbatimit të Legjislacionit të Arsimit të Lartë  janë trajtuar ankesa të ardhura nga studentë, familjarë, apo publiku i gjerë.

Kështu janë kryer 6 verifikime për ankimime të depozituara pranë ISHA-s ose pranë MAS.

Këto ankesa kanë shërbyer si sinjalizime për shkeljet e ndryshme në zbatimin e ligjshmërisë nga ana e IAL-ve e në vijimësi janë shqyrtuar rastet me këto IAL dhe është rekomanduar marrje e masave të ndryshme për ndalimin e praktikave të shkeljeve apo rekomandime në lidhje me draftimin e akteve të ndryshme nënligjore për parandalimin e shkeljeve e përmirësimin e gjendjes.

 

3. Me Urdhër të MAS janë realizuar 3 inspektime me objekt verifikimin e përputhshmërisë së infrastrukturës mësimore të institucioneve të arsimit të lartë privat si dhe përmbushjen e rekomandimeve të lëna.

U inspektuan SHLUP “Wisdom University”, SHLUP “Metropolitan Tirana” dhe SHLP “Justicia”.

Gjithashtu, me Urdhër të MAS u monitorua procesi i intervistimit të kandidatëve, si dhe u krye monitorimi për vlerësimin e procedurave të pranimit dhe regjistrimit të kandidatëve, në specializimet afatgjata në fushën e mjekësisë, për vitin akademik 2015-2016,

Edhe gjatë këtij viti stafi i Sektorit është përfshirë edhe në inspektime të tjera për zbatimin e legjislacionit edhe në institucionet e arsimit parauniversitar. Kështu, nga inspektorët e sektorit, në bashkëpunim me inspektorët e sektorëve të tjerë të ISHA-s janë realizuar 4 inspektime tematike, 4 inspektime të orientuara dhe 23 monitorime në institucionet e arsimit parauniversitar.

Një drejtim të rëndësishëm të punës kanë përbërë përpjekjet për depozitimin e rregullt të informacioneve të ndryshme të marra nga IAL-të gjatë inspektimeve të ndryshme. Këto informacione janë kërkuar në kuadrin e zbatimit të detyrimeve ligjore, por edhe në funksion të plotësimit të tablosë njohëse për përmirësimin e punës.

 

Verifikimi dhe shqyrtimi i problemeve dhe ndjekjes së praktikave zbatuese legjislative të disa IAL-ve ka sjellë përmirësimin e efikasitetit në punën e drejtorisë. Njohja e këtyre institucioneve në detaj bën që edhe shqyrtimi i problematikave dhe zgjidhja e tyre të realizohet më me kompetencë dhe brenda një afati kohor shumë të shpejtë.

 

4. Përfaqësimi i MAS në procese gjyqësore

Gjatë vitit 2015, janë ndjekur 13 seanca gjyqësore për tre çështje, në të cilat është përfaqësuar MAS si palë paditëse apo e paditur. 1 nga çështjet gjyqësore ka përfunduar dhe Gjykata ka dhënë vendimin për rrëzimin e kërkesë padisë ndaj palës së paditur MAS.

Për rritjen e efektivitetit dhe cilësisë në veprimtarinë e vet Sektori i Mbikëqyrjes së Zbatimit të Legjislacionit të Arsimit të Lartë i ka kushtuar rëndësi dhe zhvillimit profesional të stafit të vet. Përveç diskutimeve të vazhdueshme për probleme të ndryshme, ku vend kryesor zënë interpretimet e kuadrit ligjor dhe nënligjor, shfrytëzimit të literaturës përkatëse, marrja pjesë në seminare të ndryshme trajnuese apo veprimtari të ndryshme që lidhen me veprimtaritë e IAL-ve. Ky zhvillim profesional individual e në grup ka patur impaktin e vet në trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve të ecurisë së IAL-ve.

ISHA

Kryeinspektori

Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit,  Z. Bashkim MUÇA.

        CV

Na kontaktoni

Ju mund të kontaktoni me Inspektoratin Shtetëror të Arsimit nëpërmjet:

Phone (+355) 044 504 720
email This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
web www.isha.gov.al